Një tërmet i fortë goditi mesditën e sotme ishullin e Rodosit në Greqi.
Nxitur nga kjo, kompanitë e risigurimeve e kanë vendin tonë me ngjyrë të kuqe në hartat e tyre.
Për shkak të këtij rreziku evident, zgjidhja e domosdosshme është sigurimi i çdo prone që zotërojmë, qoftë ai shtëpi, apartament, vilë apo edhe biznes.
Por sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?
Në SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, Sigurimi nga Tërmeti ka një kosto shumë të ulët. Maksimumi mund të shkojë 1 Euro për m2 por fillon me vetëm 5,000 Lekë në vit për apartamentet.
Pas tërmetit tragjik të 2019-ës, SIGAL UNIQA pagoi rreth 20 milionë euro dëmshpërblime për klientët e saj. Dhe ajo ngjarje duhej të ishte një mësim për qytetarët shqiptarë duke i nxitur ata të siguroheshin sa më shumë.
Tërmeti nuk bën ndarje individuale, as politike, as shoqërore, as as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme aty ku gjen terrenin. Mundësitë janë tonat të mbrohemi nga ky rrezik i madh.
Në bashkëpunim me partnerë të tjerë, më të fuqishëm ndërkombëtarë, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbulime për të gjitha këto rreziqe. Ndaj ajo që duhet bërë është shumë e qartë “Sigurimi i gjithçkaje që kemi ndërtuar me shumë mund”.
PSE SIGURIMI I PRONËS I DUHET BESUAR SIGAL UNIQA-s
Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet. Dhe SIGAL UNIQA nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.
Në afro 24 vite të ekzistencës së saj në treg, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri ka paguar çdo dëm në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj, konform kontratave në fuqi.
Një seriozitet i tillë i SIGAL në pagimin e dëmeve do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra pronave dhe biznesve, fakt ky që vërtetohet jo vetëm nga pagesat për dëmet e shkaktuara nga tërmetet e vitit 2019 por edhe rikthimi në gjendjen e mëparshme të Teatrit “Skampa” në Elbasan dhe Kinema “Millenium” në Korçë dhe qindra e qindra shembujve në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj, jo rastësisht, SIGAL UNIQA Group Austria numëron mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për çdo pyetje mund të shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]