Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë i shkallës Rihter goditi Japoninë, duke shkaktuar panik te banorët.
Menjëherë, pas lëkundjes autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për një cunami të mundshëm, duke iu kërkuar qytetarëve në zonat bregdetare që të largohen prej aty.
Deri tani nuk ka informacione për dëme njerëz apo dëme materiale.
Japonia është një vend me aktivitet të shtuar sizmik.
Nga tërmeti me magnitudë 7.5 ballë, që goditi gadishullin e Noto më 1 janar të këtij viti, humbën jetën disa persona ndërsa dëmet e shkaktuara vlerësohen nga 1.8 dhe 3.3 miliardë dollarëve.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale