Gjatë 100 viteve të fundit, vdekjet e më shumë se 200,000 njerëzve dhe 250 miliardë euro dëme i janë atribuar tërmeteve në të gjithë kontinentin evropian.
Si rezultat, gjeologët dhe sizmiologët evropianë kanë krijuar një model rreziku nga tërmetet për të gjithë rajonin.
Ndonëse tërmetet janë të pamundura të parashikohen, modeli i referohet rrezikut nga tërmetet, i cili është një rrezik i bazuar tek njohuritë ekzistuese të tektonikës, gjeologjisë, tërmeteve në të kaluarën dhe kushteve të tokës.
Sipas të dhënave sasiore nga shkencëtarët e Shërbimit Sizmiologjik Zviceran dhe Grupit të Sizmiologjisë dhe Gjeodinamikës në ETH Zyrih, më të rrezikuarat janë Shqipëria, Turqia, Greqia, Italia dhe Rumania.
LEXO EDHE: VIDEO/ Tërmeti i frikshëm në Turqi, ja si shembet pallati në qytetin e Şanlıurfa
Shkencëtarët shpresojnë se me informacionin, ligjvënësit do të jenë në gjendje ta përdorin atë për të përforcuar ndërtesat e vjetra, për të ndërtuar godina të reja të cilat do të jenë më rezistente ndaj tërmeteve dhe për të ndërtuar komunitete më elastike. Për më tepër, ata shpresojnë se do të “sigurojnë informacion të bazuar në evidenca për të informuar vendimet kombëtare lokale në lidhje me zhvillimin e kodeve të projektimit sizmik dhe strategjive për zbutjen e rrezikut”.
Një nga faktorët kryesorë të rrezikut, thonë studiuesit, janë ndërtesat e vjetra që mund të dobësohen ose të mos projektohen për t’i bërë ballë tërmeteve. Faktorë të tjerë si dendësia e popullsisë, dendësia e ndërtesave dhe kushtet lokale të tokës gjithashtu ndikojnë në nivelin e rrezikut.
Tiranës i është dhënë një nivel mbi mesataren e rrezikut nga tërmeti, por më pak se disa qyteteve në Turqi, Itali dhe Greqi.
Shqipëria ka përjetuar disa tërmete të mëdha vitet e fundit, ku më i madhi ishte në 26 nëntor 2019 që vrau 51 njerëz, duke lënë mijëra të pastrehë dhe duke shkaktuar dëme në vlerë mbi 1 miliardë euro.
Në atë kohë, ekspertët i kërkuan qeverisë të ndërmarrë veprime të menjëhershme në vlerësimin e rrezikut nga tërmetet në të ardhmen, duke përfshirë vlerësimin e ndërtesave më të vjetra, rregullimin e kodeve të ndërtimit dhe përshtatjen e tyre për t’i bërë ballë lëkundjeve. /SIGAL UNIQA
LEXO EDHE: Rizgjimi i tërmeteve në vend/ Ponari: Siguroni çfarë keni ndërtuar me shumë mund