Një mëngjes i trazuar për Mesdheun lindor: një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi ishullin Rodos në Greqi pak pas mesnate, duke shkaktuar panik në mesin e turistëve dhe banorëve.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Turqi, Egjipt, Siri dhe vende të tjera të rajonit.
Dëshmitarët nga hotelet e zonës raportuan se ndërtesat “lëkundeshin fort dhe në mënyrë shqetësuese”, ndërsa pushuesit janë shprehur se janë zgjuar nga tronditjet e forta që i gjetën në befasi.
Vetëm pak orë më pas, rreth orës 02:17, qyteti bregdetar i Marmarisit në Turqi u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.8 ballë.
Tragjikisht, 69 persona u lënduan, shumica duke u përpjekur të shpëtojnë me kërcime nga ndërtesat, ndërsa një vajzë 14-vjeçare humbi jetën.
Ngjarjet vijnë si një sinjal edhe për Shqipërinë, në një kohë kur sezoni turistik po merr hov në rajon. Të dhënat e fundit tregojnë rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në strukturat akomoduese.
Me rritjen e turizmit vjen edhe një përgjegjësi më e madhe për sipërmarrësit turistikë: siguria.
Tërmetet e fundit janë një kujtesë e fortë se investimi në mbrojtjen e klientëve, punonjësve dhe aseteve të strukturave turistike është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe strategji e mençur biznesi nga sipërmarrësit turistikë.
SIGAL, një nga pionierët e sigurimeve në rajon, ofron një paketë të plotë për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, e ndërtuar mbi tre shtylla thelbësore:
-
Sigurimi i përgjegjësisë publike për hotele dhe restorante – që mbulon çdo incident ndaj klientëve.
-
Sigurimi i pronës dhe aseteve të biznesit – për fatkeqësi si tërmete, përmbytje apo zjarr.
-
Sigurimi i punonjësve nga aksidentet në punë – për të mbrojtur burimet më të çmuara të një sipërmarrjeje.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues dhe me kërkesa në rritje për standarde europiane, siguria nuk është luks, por domosdoshmëri.
Pavarësisht madhësisë së biznesit, tarifat janë minimale – për shembull, sigurimi i përgjegjësisë për një hotel me investim 1 milion euro kushton vetëm rreth 2 mijë euro në vit, ndërsa sigurimi i pronës kushton edhe më pak.
Konkluzioni është i qartë: në një kohë kur tërmetet, zjarret apo fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo moment, vetëm strukturat që kanë investuar në siguri do të jenë të gatshme të rikthehen shpejt në treg.
SIGAL garanton këtë mbështetje.
Për më shumë sukses në turizëm, duhet më shumë siguri. Tani është momenti për të vepruar.