17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet pranë kufirit Iran-Turqi, raportohet për viktima dhe dëme materiale

Tërmet pranë kufirit Iran-Turqi, raportohet për viktima dhe dëme materiale

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Iranin ditën e sotme duke lënë disa persona të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas shërbimit vendas të gjeofizikës, tërmeti me magnitudë 5.0 ballë Rihter u regjistrua në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Turqinë.

Deri në këto momente raportohen 4 viktima, teksa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

Irani, i cili ndodhet në një thyerje të madhe, përjeton aktivitet të shpeshtë sizmik.

Shembulli më i fundit vjen nga nëntori i shkuar kur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi afër kufirit me Irakun, duke lënë pas 530 viktima dhe mijëra të plagosur.

Irani përjeton mesatarisht 10,000 tërmete në vit, sipas OKB-së, me vendin që ende po vuan nga tragjedia e vitit 2003, kur një tërmet me magnitudë 6.6 shkatërroi qytetin historik të Bamit, duke marrë jetën e dhjetëra mijërave njerëzve.

LEXO EDHE: Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat