Tajvani u godit mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë, më i forti në 25 vitet e fundit.
Zyrtarët kanë konfirmuar deri tani disa viktima ndërsa ekipet e shpëtimit po nxjerrin njerëzit e bllokuar në ndërtesat e shembura.
Përveç tërmetit, rajoni Hualien u godit edhe nga rrëshqitje të mëdha dheu, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Pas Tajvanit, edhe Turqia e Mali i Zi u goditën nga dy tërmete.
Teksa tërmetet, fatkeqësitë e tjera natyrore dhe zjarret po shpeshtohen ditë pas dite, Drejtori i Departamentit të Pasurisë dhe Garancive në SIGAL UNIQA, Z. Ogert Shkrepa ka përsëritur edhe një herë apelin e tij, drejtuar bizneseve dhe qytetarëve, mbi rëndësinë që ka Sigurimi i Pronës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet ndër të tjera se, përgjegjësia për të siguruar pronat nuk është detyrim ligjor, por një akt humanitar ndaj vetes dhe të tjerëve.
POSTIMI I PLOTË:
“Sigurimi i aseteve nga rreziku i tërmetit është një çështje shumë e rëndësishme për të gjithë ne.
Tërmetet janë një realitet i pakëndshëm në jetën tonë, por mund të bëjmë shumë për të zvogëluar pasoja dhe për të mbrojtur pronat tona dhe më të dashurit tanë.
Këto ditë kemi parë shkatërrimin që tërmetet mund të sjellin, duke lënë pas tyre pasoja të rënda për familjet tona dhe komunitetin në tërësi. Kështu që sot, po ju ftoj të bëjmë diçka për të përforcuar sigurinë tonë dhe të tregojmë përgjegjësi ndaj pasurive tona.
Përgjegjësia jonë për të siguruar pronat tona nuk është detyrim ligjor, por një akt humanitar ndaj vetes dhe të tjerëve.
Le të bëhemi bashkë për të ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe të përballueshëm për të gjithë”.
Por çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet nga një numër burimesh.
- Zjarri
- Rrufe
- Shpërthim
- Tërmet
- Përmbytje
- Stuhi
- Breshër
- Vjedhje
- Etj…
Sa kushton?
Për ta siguruar pronën, banesë apo biznes, nga të gjitha rreziqet mjafton nuk duhen më shumë se 1 euro për metër katror.
Ku mund të blihet?
Në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online, në pak sekonda, në www.sigal.com.al
Sigurohuni sepse të sigurohesh do të thotë të mbrosh të ardhmen!
Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829