Shqipëria është tronditur nga lëkundje tërmeti paraditen e kësaj të hëne.
Nga të dhënat e para mësohet se tërmeti ishte i magnitudës 3.6 shkallë riter, ndërsa epiqendra e tij ishte Qarku i Lezhës.
Ndërsa thellësia e tij ishte 5 kilometra, gjë që ka bërë që lëkundjet e tij të ishin të forta dhe për pasojë janë ndjerë edhe në Tiranë.
Sipas Hartës sizmike të publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC), renditja e vendeve sipas frekuencës dhe amplitudës së nivelit sizmik është: Turqi, Greqi, Shqipëri, Itali dhe Rumani, të cilat ndiqen nga vendet e tjera të Ballkanit.
Në terma praktikë do të thotë që veni ynë është në një zonë me aktivitet jo vetëm të theksuar sizmik, por edhe të përhershëm ku për çdo vit mund të shfaqen afërsisht 80 mijë tërmete tektonikë, nga të cilat, afro 10 janë shumë të fuqishëm ose ndryshe në çdo afërsisht 20 vite, mund të pritet të bjerë një tërmet i fuqishëm.
Kjo do të thotë që pavarësisht moshës që kemi, cilido shtetas në Republikën e Shqipërisë do të përjetojë të paktën njëherë në jetën e tij një tërmet.
Sigurimi i Pronës nga Tërmeti
Sigurimi i shtëpisë dhe çdo prone tjetër nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.
Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse Sigurimi i Pronës nuk është shpenzim, por investim!
Duke pasur sigurimin nga tërmeti:
–Jemi të qetë psikologjikisht, pasi edhe nëse shteti do të jetë ose jo i përgatitur me financat e tij për t’iu përgjigjur kërkesës për rindërtim të shtëpisë së dëmtuar, ne jemi të sigurt që punimet për ndërtimin e shtëpisë fillojnë menjëherë me fondet e kompanisë së sigurimit.
–Procedura operacionale është e thjeshtë me kompaninë e sigurimit; me paraqitjen e dokumenteve të cituara në policën e sigurimit fillon procesi i dëmshpërblimit.
Procedura me shtetin është e komplikuar dhe burokrate, sepse i duhet më shumë kohë dhe kapacitete njerëzore në proces; grupet e inspektimit, verifikimit, vlerësimit, përpunimit, aprovimit të kërkesës e më pas të hapjes së fondeve në buxhet, procedurave të tenderimit apo dokumentacioneve për pagesa.
–Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.
Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.
Statistikat që disponohen, edhe pse me marzh të lartë gabimi për sa kohë u referohemi burimeve zyrtare të Censit të vitit 2011 për numrin total të banesave në Republikën e Shqipërisë, raportojnë rreth 1,075,881 banesa/godina. Nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportohen në shkallë vendi, për vitin 2022, rreth 54.054 polica sigurimi, duke treguar që vetëm afërsisht 5% e banesave kanë një sigurim prone.
Për një vend si Shqipëria, me ndjeshmëri të lartë të vizualizimit të dëmeve dhe pasojave që një tërmet mund të shkaktojë, sikundër ishin ato që përjetuam në nëntor 2019, këto statistika mbeten të vështira për t’u shpjeguar.
Çmimi i sigurimit?
Në SIGAL UNIQA, çmimi i Sigurimit të Pronës nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose 25 lekëp në ditë.
Me pak fjalë, “kursejmë” sa bakshishi që i lëmë një kamerieri duke rrezikuar rrënimin e pasurisë sonë e bashkë me të edhe të financave tona?!…
Mos luani me rrezikun! Siguroni Pronat tuaja…
Mos prit as ti! Merr tani një ofertë për Sigurimin e Pronës duke shkruar në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?