Shqipëria, si edhe një pjesë e mirë e Ballkanit, gjendet në hartën e kuqe të rreziqeve sizmiologjike.
E gjithë harta e Shqipërisë, pa përjashtime zonale, bën pjesë te zona e rrezikut.
Dje, Jugu, ndjeu lëkundjet e një tërmeti që për epiqendër kishte Janinën.
Në orën 07:21, 13 kilometra në Veri-Perëndim të qytetit, u regjistrua tërmeti me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter.
12 kilometra në thellësi të Tokës origjinonte kjo lëkundje.
Rrezikimi i banesës nga tërmetet, nuk pret miratimin e ligjit, që për momentin është ende në fazën e diskutimeve publike, të cilat po nxjerrin jo pak dritëhije paqartësie.
8,000 Lekë në vit, mund të sigurohet me shumë maksimale mbulimi deri në 10,000,000 Lekë për rreziqet e zjarrit dhe tërmetit.
Më shumë se sa 1 në 3 dëme të siguruara në pronë në industrinë e sigurimeve i paguan SIGAL INSURANCE GROUP.
Sipas raportit zyrtar të AMF, 60,146,000 Lekë u paguan vetëm në dy muajt e parë të vitit 2026, janar dhe shkurt, përkatësisht 35.18% të të gjithë industrisë së sigurimeve në vend, ku operojnë 8 kompani.




