Aksionet e teknologjisë amerikane kanë patur ndjeshmëri të lartë nga luhatjet e tregjeve financiare.
Tanimë, paniku i fillimit konsiderohet i kaluar. Tregjet janë stabilizuar.
Mirëpo ende ka luhatje ditore të mëdha dhe të shpeshta.
Indeksi VIX, tregues i frikës së tregut, është nën kulmin që u arrit pak kohë më parë.
Megjithatë, ky index, i krahasuar me vitin 2022, mbetet ende shumë i lartë.
Investitorët po shmangin rrezikun duke shitur asetet më të ndjeshme ndaj tronditjeve.
Këtë ndjeshmëri e kanë shfaqur “Shtatëshja Madhështore”, siç e kemi raportuar më parë në Sigurime.Online.
Gjigantët teknologjikë si Apple, Amazon, Microsoft dhe të tjerë, nuk kanë qenë imunë.
Më herët këto kompani kishin tërhequr investime rekord.
Çmimet e aksioneve të tyre së fundmi ranë mesatarisht me 27%.
TESLA ka humbur gjysmën e vlerës së saj.
Periudha kur optimizmi për teknologjinë e re dhe inteligjencën artificiale ishte i lartë, me rënien e kuotave së fundmi, konsiderohet e kaluar.
Pasiguria e këtyre aksioneve po përforcohet nga pasiguria politike dhe kërcënimet nga një luftë tregtare.
Një përshkallëzim, bën me dije në analizën e sotme “The Economist”, dëmton veçanërisht kompanitë shumëkombëshe të lidhura dhe ndërvarura nga zinxhirë globalë dhe klientë ndërkombëtarë.
Shembulli më ilustrues janë aksionet e industrisë së çipave.
Ato kanë rënë ndjeshëm, veçanërisht Nvidia, sepse qeveria amerikane ndaloi eksportin e një çipi të ri drejt Kinës. Ky vendim pritet të ndikojë rëndë në të ardhurat e saj.