Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 Rihter është regjistruar pak minuta më parë në brigjet e qytezës Humboldt në Kaliforni.
Sipas Qendrës Amerikanë të Survijimit Gjeologjik, epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të Petrolias, në oqeanin Paqësor.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik, ndërkohë që një alarm për tsunami ka shpërthyer në të gjithë zonën bregdetare.
Menjëherë, banorëve iu është kërkuar që të largohen në zona më të larta, ndërkohë që disa paslëkundje të tjera janë regjistruar në zonë.
LEXO EDHE: Sigurimi nga Tërmeti, a ja vlen?