Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë Rihter ka goditur Tajvanin, i cili deri në këto momente raportohet t’iu ketë marrë jetën disa personave dhe ka lënë të plagosur dhjetëra të tjerë.
Sipas Qendrës Sizmiologjike të vendosur në Taipei, lëkundja sizmike mund të cilësohet si një ndër më të fuqishmet në 25 vitet e fundit.
Dhjetëra ndërtesa janë shembur në kontenë Hualien, aty ku ndodhet dhe epiqendra e tërmetit, teksa mediat shkruajnë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, cka nënkupton se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.
Sipas raportimeve, lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda, teksa alarmi për tsunami ka detyruar dhe vendet fqinje të marrin masa në zonat bregdetare.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale