Një lëkundje sizmike është regjistruar pak më parë në zonën e Elbasanit.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë, ndërkohë që nuk raportohen dëme.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter ka qenë 28 km në jugperëndim të qytetit të Elbasanit, në qytezën e Belshit.