5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërhiqet i “nxehti afrikan”/ Si parashikohet moti gjatë kësaj jave

Tërhiqet i “nxehti afrikan”/ Si parashikohet moti gjatë kësaj jave

Pas ditëve me temperaturave të larta, Shqipëria pritet që gjatë kësaj jave të përshihet nga një mot më i freskët.

Meteorologia Lajda Porja shprehet se, deri në mesjavë parashikohet që të kemi një mot të paqëndrueshëm.

“Është tërhequr vala e të nxehtit afrikan duke sjellë menjëherë freskim të motit. Ka pasur rënie të temperaturave që ditën e djeshme. Parashikohet që dita e sotme të regjistrojë temperatura nga 33 deri në 35 gradë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, përveç dy qarqeve Elbasan dhe Berat ku termometri ngjitet sërish në 36 gradë.

Dita e martë dhe dita e mërkurë do të sjellë rënie të temperaturave ku maksimalja do të jetë jo më shumë se 34 gradë. Rritet mundësia për reshje dhe sot në pjesën e dytë të ditës parashikohet që në pjesën më të madhe të ketë reshje.

Dita e martë dhe dita e mërkurë do të rrezikohet nga rebeshët e shiut, kryesisht nga zonat veriore dhe ekstremi jugor dhe juglindor. Në zonat e izoluara nuk përjashtohet ministuhitë e breshërit. Deri në mesjavë parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm.

Nga dita e enjte e premte dhe në fundjavë pritet të ketë përmirësim të dukshëm të motit. Parashikohet që gjatë kësaj jave termometri të regjistrojë temperatura deri në 35 gradë. Pritet të jetë një javë më e freskët.

Ndërsa Kosova është përfshirë nga rrebeshë të dendura shiu. Temperaturat parashikohet të jenë të freskëta, jo më shumë se 30-31 gradë. Maqedonia e Veriut parashikohet të ketë një freskim të motit, dhe temperaturat do të jenë jo më shumë se 33 gradë celsius”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat