Këshilli i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mblidhet në Vjenë për të diskutuar për tensionet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë. Shkak është bërë situata e krijuar nga grumbullimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën.
Ky do të jetë takimi i tretë gjatë kësaj jave për këtë çështje, pasi më herët Shtetet e Bashkuara dhe NATO, u takuan me përfaqësuesit Ruse ne takime te ndara.
Në takimin e OSBE-së do të marrin pjesë 57 shtetet anëtare.
Ky takim vjen teksa Moska ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, gjë që është parë me shqetësim nga Perëndimi, i cili aludon se Rusia mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.
Ndërkohë, Moska ka prezantuar kërkesat e saj të sigurisë, që kanë të bëjnë me ndalimin e zgjerimit të NATO-s nga Lindja, duke kërkuar garanci që Ukraina të mos bëhet pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.