Ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash gjatë orëve të mesditës e pasdites, raporton SHMU.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2- 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s me dallgëzim të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
– në zonat malore -2 deri 11°C
– në zonat e ulëta 1 deri 18°C
– në zonat bregdetare 6 deri 18°C