Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e vizitave në urgjenca dhe kërkesën për ndihmë nga qytetarët.
Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, temperaturat e larta favorizojnë disa viroza.
Brataj foli me shifra sa i takon vizitave përgjatë javës së fundit ku theksoi se janë bërë 3,451 vizita.
Skënder Brataj: Këtë vit është pak më ndryshe persistenca e këtyre temperaturave të larta, gjë që është burimi i shumë gjërave që nga pacientët me patologji të ndryshme, sinergjia që i nxehti ka me disa medikamente, por sidomos me viruset, bakteret dhe protozoarët që janë të favorizuar nga temperaturat e larta dhe lagështira e ajrit që në këtë periudhë është gjithmonë më e lartë se sa norma.
Të gjithë këto janë faktorë kushtëzues sa i përket sëmundshmërisë dhe vihet re si në numrin e thirrjeve, por sidomos në vizitat dhe llojin e vizitave që bëhen.
Po shikoja të dhënat e qendrave shëndetësore verore nga të cilat janë 7,000 vizita në javë pra 1000 në ditë. Është një numër shumë i konsiderueshëm dhe po të shohësh në vend të parë janë probleme të aparatit tretës dhe të tjera që janë temperatura që lidhen me gjendjet virale në kushtet e momentit. Plus Trauma që ka punën e vet.
Në këtë moment jo për çdo simptomë do të vijë urgjenca sepse nuk është rrezik.
Duhet të mendojmë që dikush një aksident, dikush një infarkt, dikush një lindje, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shumë herë ka edhe debate midis personelit dhe qytetarit, por shërbimet janë të ndara.
Urgjencë do të thotë rrezik jete dhe prioritet i jepet rrezikut të jetës”.
SHËRBIMI “TELESHËNDET”
“TeleShëndet” është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24 orë në 7 ditë të javës me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
Shërbimet që ofron “TeleShëndet” janë:
Për çdo pyetje, mund të shkruani në:
WhatsApp: 068 60 62 829
e-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Merre mjekun me vete… Edhe në plazh