1.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura disa gradë nën 0 dhe.../ Parashikimi i motit për të shtunën...

Temperatura disa gradë nën 0 dhe…/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.

Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët.

Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete te forcës 1-2ballë.

LEXO EDHEDitët me shi nuk kalohen në shtëpi/ Merr “Karton Jeshil” dhe “AutoSOS” dhe shijo fundjavën e gjatë jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat