8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTëmeti në Kinë/ Temperaturat nën minus vështirësojnë punën për kërkimin e të...

Tëmeti në Kinë/ Temperaturat nën minus vështirësojnë punën për kërkimin e të mbijetuarve

Temperaturat të cilat janë ulur në minus 15 gradë Celsius kanë shtuar mjerimin e banorëve kinezë që humbën shtëpitë e tyre pas tërmetit me magnitudë 6.2 natën e të hënës së 18 dhjetorit, dhe kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.

Reuters ka sjellë dëshmitë e të mbijetuarve të pastrehë nga tërmeti. Një ndër to është Ma Haijie, e cila u shpreh  se fëmijët e saj po flinin në çadrën e improvizuar të një fqinji, ndërsa përpiqeshin të jetonin pa një shtëpi.

Në një vend ndihme, dhjetëra të mbijetuar të pastrehë nga tërmeti ishin në radhë jashtë tendave të urgjencës për të marrë ushqim, ujë dhe furnizime ditore nga vullnetarët.

Tërmeti tronditi qarkun Jishishan pranë kufirit që lidh provincat Gansu dhe Qinghai.

Në Gansu, më shumë se 207,000 shtëpi u shkatërruan dhe gati 15,000 shtëpi u shembën, duke prekur më shumë se 145,000 njerëz.

LEXO EDHE4 vjet nga tërmeti i 21 shtatorit 2019/ Por a nxorrëm mësim nga këto ngjarje?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat