Nën moton më mirë të parandalosh se sa te kurosh, SIGAL i ofron çdo të siguruari mundësinë të blejë një paketë analizash dhe kontrollesh vjetore e për secilën syresh, 24/7, telefonikisht, të ketë gatishmërinë e konsultës mjekësore.
I siguruari me Teleshëndet, përvec mbulimit të kostove të analizave përfiton edhe nga shërbimi i organizimit të check up si edhe disa mbulime bazike për faturat shëndetësore.
Fantastikja e kësaj pakete është se nuk ka limit moshe, prandaj ne e sugjerojmë për cdo kënd. Për miqtë dhe familjarët me kujdes të lartë për veten, kjo do të ishte zgjidhja ideale.
Katër janë kategoritë e Siguracionit Teleshënde: 1. Bazë, 2. Komfort, 3. Premium dhe 4. Ekzekutiv.
Me paketën Teleshëndet Bazë nga SIGAL siguron: check-up, opinion mjekësor të dytë, akses 24/7 tek mjeku, vizita okulistike dhe dentare, përfitim 50% për punime dentare, seanca fizioterapie, ndjekje shtatëzanie, seanca psikologjike dhe akses në palestër.
Paketë përfshin analizat bazë laboratorike si gjak komplet, urinë komplet, glicemi esëll, kolesterol, SGPT, SGOT, azotemi, kreatinemi, si dhe një echo me zgjedhje, EKG me vizitë dhe interpretim. Të gjitha këto me një pagesë vjetore prej vetëm 7,000 lekësh në vit.
Dallimet e kategorive të tjera janë te shumëllojshmëria e analizave dhe kontrolleve, si edhe me qendrat mjekësore që bashkëpunojnë për këto kontrolle dhe konsulta, të cilat zgjerohen edhe jashtë vendit me qendrat më të mira botërore.
6 euro në muaj për ta patur mjekun me vete në telefon, për të ditur hartën e lëvizjeve të shëndetit tend vjetor dhe për ta konsultuar lëvizjen e tij me profesionistët më të mirë në vend ia vlejnë kurdoherë.