13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTeknologjia sfidon librin klasik, vera shton përdoruesit e "SIGAL Audiobooks"

Teknologjia sfidon librin klasik, vera shton përdoruesit e “SIGAL Audiobooks”

Teknologjia ka prekur edhe leximin. Në një vëzhgim të kryer në bregdetin e Vlorës me gishtat e dorës numërohen pushuesit që lexonin një libër fizik poshtë çadrës.

Ashtu si në botë, edhe në Shqipëri po fiton shumë terren librat audio.

Nëse më parë, për të marrë me vete në plazh librat e preferuar do duhej të ngarkoheshit shumë, sot nuk keni pse ta bëni një gjë të tillë. Sepse çdo libër që dëshironi e keni në një aplikacion dhe ajo që do t’ju duhet është vetëm një palë kufje.

Sot në Shqipëri, kjo ofrohet falë aplikacionit “SIGAL Audiobooks”, e para dhe e vetmja librari audio në shqip, e sjell nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria dhe drejtuesi i saj, Avni Ponari.

“Audiobooks.al” sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj.

Aktualisht në platformë janë mbi 300 tituj librash, të të gjitha zhanereve, ndërsa dëgjohet çdo ditë nga 50 mijë përdorues besnikë të platformës.

Por si mund të regjistrohemi?

Është shumë e thjeshtë. Mjafton të shkarkojmë “SIGAL Audiobooks” në Play Store apo App Store për të hapur një llogari. Dhe me vetëm me një emër përdoruesi, një adresë e-maili, një fjalëkalim të shkurtër dhe ju mund të aksesoni qindra libra që ndodhen në platformën digjitale.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani dhe le ta marrë bibliotekën me vete edhe në plazh.

Pushime të mbara me “SIGAL Audiobooks”…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat