Lemonade, siguruesi me qendër në Nju Jork, i cili operon përmes inteligjencës artificiale, është lançuar në Mbretërinë e Bashkuar, në vijim të lëvizjeve të Siguruesit Teknologjik në Francë, Gjermani dhe Hollandë.
Klientët e Lemonade mund të marrin një ofertë, të blejnë një sigurim, të dorëzojnë kërkesën për një dëm dhe të paguhen në pak sekonda.
Rezidentët në Mbretërinë e Bashkuar janë tani të aftë të mbrojnë sendet e tyre me Lemonade, duke filluar vetëm me 4 paund në muaj apo 4.50 dollarë në muaj. Policat mund të blihen përmes aplikacionit Lemonade apo online.
Sigurimi i Lemonade përfshin mbulim në të gjithë botën për artikujt personal individual deri në 2,000 paundë (2,232 dollarë) secila, mbulimi total 100,000 paundë (111,607 dollarë) dhe pa pagesa anullimi.
Lemonade, rregullohet nga Autoriteti i Sjelljes Financiare dhe është subjekt i Autoritetit Rregullator në Mbretërinë e Bashkuar.
Përmes programit të saj Giveback (Jip Mbrapsht), kompania dhuron primet e mbetura tek organizatat jo fitimprurëse të zgjedhura nga klientët e saj, duke mbështetur kauza të tilla si barazia, klima dhe varfëria.