6.5 C
Tirana
Friday, December 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTeknologji e re për trajtimin e disa sëmundjeve

Teknologji e re për trajtimin e disa sëmundjeve

Shkencëtarët krijojnë nano-antenat Wireless që kapin impulse qelizore

Krijohen nano-antena wireless për të kapur impulset e qelizave. Janë sinjale të dobëta që qelizat shkëmbejnë për të komunikuar me njëra-tjetrën. Këto antena, mjaft sensitive, janë realizuar nga Intituti i Teknologjisë MIT dhe puna kërkimore është publikuar në revistën ndërkombëtare Science Advances.

Secila prej këtyre antenave është 100 herë më e hollë se një fije floku, dhe duke qenë instrumente wireless dhe pa lidhje elektrike, shfrytëzojnë dritën për të dëgjuar qelizat e kultivuara në laborator.

Qëllimi i krijimit të tyre është përdorimi në mjekësi, ku do shërbejnë në diagnoza më të shpejta, më të sakta, në trajtime të përqëndruara për Alzheimer ose aritmi. Por gjithashtu mund të aplikohen edhe në sensorë dhe pajisje optike të gjeneratës së ardhshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat