23.5 C
Tirana
Thursday, June 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë rinjtë në Evropë: Siguria shëndetësore prioriteti kryesor

Të rinjtë në Evropë: Siguria shëndetësore prioriteti kryesor

Studimi i publikuar nga Insurance Europe hedh dritë mbi përparësitë dhe sjelljen e të rinjve evropianë ndaj sigurimeve.

Nga 651 të rinjtë e moshës 18-34 vjeç të anketuar në 33 vendet evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë, 94% renditën shëndetin, aksidentet dhe paaftësinë si fushat më kritike për t’u siguruar.

Pas tyre, 59% i dhanë rëndësi sigurimit të banesës dhe sendeve personale, ndërsa 46% përmendën pensionin si një prioritet të ardhshëm.

Sigurimi i makinës dhe udhëtimeve, përkundër mendësisë së mëparshme, zënë vend më të ulët në listën e shqetësimeve të këtij brezi.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një produkti sigurimi, të rinjtë fokusohen kryesisht në nivelin e mbulimit (71%) dhe çmimin (66%), ndërsa reputacioni i markës ndikon te 47% e tyre.

Megjithëse 82% janë të gatshëm të paguajnë më shumë për mbulim cilësor, shumë ende nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për të planifikuar pensionin, më shumë se gjysma nuk kursejnë për të.

Arsyet kryesore për këtë janë mungesa e të ardhurave, ndjenja se janë ende të rinj, dhe mosreflektimi mbi të ardhmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat