8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë rinjtë mendojnë për pleqërinë/ Një në tre 20-vjeçarë francezë kursejnë diçka...

Të rinjtë mendojnë për pleqërinë/ Një në tre 20-vjeçarë francezë kursejnë diçka për moshën e tretë

Thuhet se të rinjtë e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të përjetshëm. Se nuk mendojnë se vitet kalojnë, se një ditë do të plaken dhe do të sëmuren. Pra 20-vjeçarëve nuk u shkon mendja se kur plaken mund të mos punojnë dot për bukën e gojës.

E megjithatë, 1 në 3 francezë midis moshës 18 dhe 24 vjeç tashmë ka filluar të lërë mënjanë diçka për pleqërinë e tyre!

Këtë e tregon sondazhi i fundit i Barometrit të Sigurimeve, duke zbuluar se një në dy punonjës francezë, 48% për të qenë të saktë, janë të shqetësuar për standardin e tyre të jetesës në pension.

Supozohet se pak a shumë e njëjta gjë është e vërtetë në pjesën tjetër të Europës, sepse mesazhet ekonomike, politike dhe sociale për të gjithë europianët janë të ngjashme.

Përqindjet e të rinjve që shqetësohen për gjendjen e tyre të ardhshme ekonomike dhe sociale janë vazhdimisht në rritje. Dobësimi i mirëqenies në Europë dhe në të gjithë botën perëndimore, si dhe varfërimi i dukshëm i klasës së mesme dhe veçanërisht i grupmoshave më të mëdha në dekadat e fundit, kanë rritur shqetësimin e të rinjve për standardin e tyre të jetesës në pension.

Kështu, në kampionin përfaqësues prej 2000 personash që morën pjesë në anketë, 46% e të rinjve të moshës 25 deri në 35 vjeç kursejnë sistematikisht për pleqërinë e tyre. Edhe në grupmoshën më të ulët nga 18 deri në 24 vjeç përqindja përkatëse ka arritur në 37%, duke u rritur me dy pikë përqindje çdo vit, vitet e fundit.

Në përgjithësi, punëtorët deri në moshën 40 vjeç ende po kursejnë për të financuar blerjet kryesore dhe të shtrenjta në jetën e tyre, si blerja e një shtëpie të parë, një shtëpi pushimi apo edhe një makinë. Megjithatë, në dy dekadat e fundit dhe veçanërisht pas shpërthimit të krizës globale financiare në vitin 2009, francezët duken gjithnjë e më të shqetësuar për masën e pensionit që i pret.

Diçka që ata besojnë se do të ndodhë në vitin e tyre të 62-të, pasi mobilizimet e tyre masive anuluan planet e Emmanuel Macron për të rritur kufirin e pensionit.

Në çdo rast, sondazhi tregoi se 43% e punëtorëve francezë, të rinj dhe të moshës së mesme, janë të shqetësuar për humbjen e aftësisë financiare për të jetuar siç duhet, ndërsa 37% frikësohen se nuk do të jenë në gjendje të mbeten të pavarur financiarisht në vitet e ardhshme.

LEXO EDHE: Pensionet private pranë kufirit të 40 mijë anëtarëve/ “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, më i madhi sa i përket aseteve neto

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat