15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë pasurit shtojnë pasurinë, 600 milionë $ më shumë të ardhura

Të pasurit shtojnë pasurinë, 600 milionë $ më shumë të ardhura

6 miliardë e 460 milionë dollari pasuri bankare zotërohen nga 109,192 individë, që përbëjnë vetëm 6.6% të qytetarëve që kanë kursime në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2021, të pasurit kanë shtuar pasurinë që mbajnë në banka, duke zënë 58% të totalit të depozitave që ka i gjithë sistemi.

Pasuria e tyre është rritur me 600 milionë dollarë krahasuar me fundin e vitit 2020.

Por edhe numri i personave të pasur që kanë një llogari bankare mbi shumën 25 mijë dollarë është zgjeruar me 8 mijë veta.

Pavarësisht kësaj, tendenca e pabarazisë vijon të thellohet.

1 individ zotëron pasuri më shumë se 20 të tjerë bashkë. Një vit më parë ky raport ishte 1 me 19.

Depozitat me shuma të vogla janë rritur me 4.8% me bazë vjetore, ndërsa ato të mëdha u shtuan me 10.4%.

Totali i depozitave në banka arriti 12.86 miliard dollarë, duke u rritur me 4.5 % krahasuar me 2020-n.

LEXO EDHE: Të ruash të njëjtin standard jetese edhe në pleqëri / Ja pse Lorenc Jemini ka zgjedhur Fondin SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat