-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Të parët në prime, në pagimin e dëmeve dhe digjitalizim", Grupi "SIGAL...

“Të parët në prime, në pagimin e dëmeve dhe digjitalizim”, Grupi “SIGAL UNIQA” kryen analizën vjetore në zemër të Alpeve

Grupi “SIGAL UNIQA” zhvilloi në ambientet e Hotel “Valbona” analizën vjetore 2023 dhe planin e punës për vitin 2024.

Në një hoteleve më elitarë në Alpet Shqiptare, investim që i ka dhënë frymëmarrje një prej zonave më të bukura në Veri të vendit, nën drejtimin e CEO-s z.Avni Ponari dhe pjesëmarrjen e drejtuesve të kompanisë dhe departamenteve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u analizua viti që po lemë pas, më i suksesshmi që prej vitit të themelimit, 1999.

Të parët në prime, në pagimin e dëmeve dhe digjitalizim“, tha ndër të tjera z.Ponari, i cili teksa u ndal te viti 2024, që përkon edhe me 25-vjetorin e SIGAL UNIQA Group Austria, tha ndër të tjera se, fokusi do të jetë në shitjen online të çdo produkti sigurimi, zhvillimin e aplikacionit për pagesën e dëmeve, gjë do të lehtësojë punën e stafit dhe do të jetë më pranë klientëve duke shmangur shumë burokracira.

Grupi “SIGAL UNIQA” është i vendosur që, ashtu si gjatë vitit 2023, ashtu edhe gjatë vitit të ardhshëm të mbetet emri më i madh dhe më i besuar i sigurimeve, me më shumë novacion, me një portofol produktesh të digjitalizura dhe gjithmonë pranë mbi 1.2 milion klientëve.

Sepse SIGAL UNIQA do të thotë “jetojmë më mirë së bashku”

Të shoqëruar edhe nga familjarët e tyre, stafet e SIGAL UNIQA shijuan edhe bukuritë magjike të Luginës së Valbonës dhe Alpeve Shqiptare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat