Ditën e mërkurë, datë 31 korrik, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Vendimet që priten të merren:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
Miratimi i rendit të ditës;
Projekt “Mbi miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) Dhe Bankës Kombëtare Të Hungarisë (HNB)”;
Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Mbi formën, përmbajtjen dhe afatet kohore të raporteve dhe pasqyrave financiare të ndërmjetme dhe vjetore të shoqërive administruese, fondeve të pensionit privat dhe depozitarëve”;
Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve në rregulloren nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar, e ndryshuar”
;Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
Projekt “Për regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
Projekt “Mbi miratimin e regjistrimit të fondit të investimeve alternative “Credins Optimal”- Fond Investimi Alternativ, të administruar nga “Credins Invest” – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”
; Projekt “Mbi miratimin paraprak të kërkesës së shoqërisë “Vienna Life Insurance” – “Vienna Sigurim Jete” sh.a., për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë”;
Projekt “Mbi inspektimin pranë shoqërisë “Banka Credins” sh.a.”;
Projekt “Mbi miratimin e emërimit të personelit kyç të shoqërisë “First Investment Bank” sh.a., si Depozitar”;
Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
Të tjera.