Në Shqipëri ekzistojnë dy lloje të sigurimit automjeteve: sigurim i detyrueshëm dhe sigurim vullnetar.
Siguracioni i detyrueshëm është sigurimi i përgjegjësisë së pronarit/drejtuesit të mjetit për dëmet që mund tu shkaktojë palëve të treta, të cilin e quajmë siguracioni TPL.
Doni më shumë mbulime? Edhe nga dëmtimet që mund të shkaktojë shiu, breshëri apo stuhitë e erës?
Edhe kjo e ka zgjidhjen! Sigurimi KASKO.
Përmes këtij sigurimi, SIGAL UNIQA Group Austria ju mbulon në rast:
- Humbjeje ose dëmtimi të pjesshëm/të plotë të automjetit.
- Dëmshpërblim në kohë të shpejtë.
- Riparim në servis të specializuar.
Çfarë mbulon Siguracioni KASKO?
Llogarit dhe porosit online Sigurimin KASKO vetëm me një KLIK.
Më poshtë po ju sjellim një rast konkret nga Shkodra, zonë që thuajse çdo vit preket nga përmbytjet.
Makina luksoze, tip BMW, në pronësi të një qytetari të njohur në qytetin veri-perëndimor, u shkatërruar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura të fundvitit të shkuar të cilat përmbytën edhe garazhdin e banesës.
Automjeti u dëmtua plotësisht por falë siguracionit KASKO në SIGAL UNIQA, pronari i tij, në një kohë rekord, u dëmshpërblye nga kompania e sigurimit në një vlerë mbi 40 mijë euro.
Kjo shumë i mundësoi qytetarit të mos shqetësohet për humbjen e pësuar por shumë shpejt ta zëvendësojë atë me një automjet të ri.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke patur siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, mbrojmë automjetet tona, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
Mos harroni! Dashuria për makinën nis me Siguracionin KASKO.
Për çdo pyetje mund të shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829