Edhe pse të fundit në të ardhurat për frymë në Europë, shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 1040 dollarë në vit për udhëtimet jashtë vendit.
Kur udhëtojmë jashtë, shpenzojmë më shumë edhe se shumë nga shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, për vitin 2023 janë shpenzuar jashtë vendit 2.5 miliardë dollarë.
Këto shifra na bëjnë të konkurrojmë me shtetet që i kanë të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa Shqipëria.
Kjo është lista e vizitorëve dhe shpenzimi mesatar vjetor:
Italianët – 580 dollarë
Francezët – 1721 dollarë
Spanjollët – 578 dollarë
Grekët – 278 dollarë
Shqiptarët – 1040 dollarë
Serbët – 495 dollarë
Malazezët – 162 dollarë
Boshnjakët – 124 dollarë
Turqit – 93 dollarë
Islandezët- 4200 dollarë
Norvegjezët – 3300 dollarë
Zviceranët – 2700 dollarë
Irlandezët – 2000 dollarë
Danezët- 1800 dollarë
LEXO EDHE: Sigurimi “Shëndet në Udhëtim”, siguria e pushimeve të qeta