Të paktën 18 trupa emigrantësh u gjetën në Bullgari në një kamion të braktisur në një fshat afër Sofjes, njoftoi Ministria e Brendshme bullgare.
“Sipas informacioneve fillestare, kamioni po transportonte emigrantë të paligjshëm, rreth 40 persona në total, të cilët fshiheshin nën lëndën drusore që transportoheshin me kamion”, tha ministria, sipas Reuters.