“Le të flasim për sigurimet”, quhet fushata e ekspozimit të disa kartave ndërgjegjësuese, që Insurance Europe prezantoi gjatë Javës Globale të Parasë.
Kartat ishin krijuar për të ndihmuar të rinjtë dhe familjet e tyre të diskutojnë mbi paratë, rrezikun dhe sigurimet përmes situatave reale të jetës.
Të synuara kryesisht për prindër dhe fëmijë të moshës 11–15 vjeç, kartat ndërgjegjësuese mund të përdoren edhe nga të rinj më të rritur, si dhe nga mësues dhe organizata rinore.
Ato trajtojnë tema të përditshme si vjedhja e biçikletës, prishja e telefonit, mashtrimet online, problemet gjatë udhëtimeve dhe moti ekstrem.
Qëllimi i tyre është të ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë se çfarë mund të shkojë keq, sa mund të kushtojë kjo dhe si mund të përgatiten për situata të tilla.
Kartat mbështeten gjithashtu në aftësitë e përcaktuara në Kuadrin e Kompetencës Financiare BE-OECD për Fëmijë dhe të Rinj, veçanërisht në aspektin e balancimit të rreziqeve dhe përfitimeve.
Kjo fushatë është pjesë e kontributit të Insurance Europe në Javën Globale të Parasë dhe mbështet përpjekjet më të gjera për të forcuar edukimin financiar dhe atë mbi sigurimet.
Në vijim, të përshtatura në shqip, për të dhënë kontributin e vetë në edukimin financiar të së njëjtës grupmoshë apo edhe të prindërve të tyre, Sigurime.Online do t’i sjellë të përshtatura në shqip.




