14.5 C
Tirana
Thursday, January 2, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTatimet: Kufizohen shërbimet elektronike nga data 31 dhjetor deri në 5 janar

Tatimet: Kufizohen shërbimet elektronike nga data 31 dhjetor deri në 5 janar

Administrata Tatimore njofton se nga data 31 dhjetor 2024, ora 14:00 deri në datë 5 janar 2025 sistemi tatimor elektronik c@ts dhe e-Filing do të funksionojnë me shërbime të kufizuara.

Kjo me qëllim finalizimin në sistem të zhvillimeve të fundit në proces, në zbatim të ligjit të ri të Tatimit mbi të Ardhurat.

Megjithatë Administrata Tatimore ju njofton se kjo ndërprerje nuk ju pengon të printoni urdhërpagesa, të kryeni pagesa dhe të dorëzoni deklaratat e periudhave të mëparshme.

Kujdes!

Ju nuk mund të:

– Deklaroni deklarata, që gjenerohen në datën 1 të muajit (p.sh., listëpagesën apo çdo deklaratë tjetër për periudhën dhjetor 2024);

– Ndryshoni deklaratat e dorëzuara më parë;

– Përdorni shërbimet elektronike tatimore në platformën qeveritare e-Albania.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat