8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTarifat më konkurruese dhe konsulenca më e mirë në treg/ Pse projektet...

Tarifat më konkurruese dhe konsulenca më e mirë në treg/ Pse projektet inxhinierike i duhen besuar SIGAL UNIQA-s

Shifrat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2023, tregojnë se, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e parë të këtij viti janë miratuar gjithsej 429 leje ndërtimi, ndërkohë sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415,842 metra katrorë.

Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate.

Sipas të dhënave, nga 429 leje gjithsej, 341 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 88 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë ndërtesat tregtare, me 32 të tilla.

Qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e parë të vitit 2023, është qarku i Durrësit, me 191 leje, pasuar nga qarku i Tiranës me 79 leje dhe qarku i Korçës me 38 leje.

Nevoja për të qenë të siguruar në çdo moment

Por ndërtimet që kryhen janë të rrezikuara në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e investimeve tuaja dhe deri tek pakujdesitë njerëzore, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Me çfarë rreziqesh mund të përballemi gjatë zbatimit të punimeve?

Në projektet inxhinierike, neglizhenca, gabimet apo mosveprimet e zbatuesve të punimeve mund të shkaktojnë dëme të rënda, të shoqëruara edhe me pasoja të mëdha financiare.

Dëmtim i strukturave: Neglizhenca ose gabimet gjatë zbatimit të një projekti ndërtimor mund të çojnë në dëmtimin e strukturave të godinave. Kjo mund të përfshijë dëmtime në themele, mure, shtresa të betonit, hekurit ose pjesë të tjera të projektit inxhinierik.

Cënim i sigurisë në punë: Mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga zbatuesit punimesh mund të krijojë rreziqe serioze për sigurinë e punonjësve, personave të tretë, ose përdoruesve të objektit. Kjo mund të lidhet me mungesën e përdorimit të pajisjeve të mbrojtjes personale, përdorimin e materialeve të dobëta apo mungesën e parashikimit të rrezikut në lidhje me procedurat e punës.

Dëme mjedisore: Neglizhenca ose gabimet gjatë zbatimit të projektit inxhinierik mund të shkaktojnë dëme për mjedisin natyror. Për shembull, mosrespektimi i rregullave për trajtimin e mbetjeve, ndotja e burimeve ujore, dëmtimi i zonave të mbrojtura apo ndërprerja e ekosistemeve të ndryshme mund të sjellin pasoja negative për mjedisin dhe biodiversitetin.

Humbje financiare: Neglizhenca, gabimet apo mosveprimet e zbatuesve punimesh mund të rezultojnë në humbje financiare për investitorët, zhvilluesit ose pronarët e projektit. Këto humbje mund të shkaktohen nga ndërprerje të punimeve, shpenzime shtesë për rregullime dhe riparime, humbje të kohës dhe dëmtime të projektit.

Mosplotësimi i kërkesave ligjore: Neglizhenca në zbatimin e rregullave dhe kërkesave ligjore mund të sjellë ndalesa në projekt, dënime ligjore, gjoba, ose dëmtime të tjera të projektit. Kështu, zbatuesit duhet të respektojnë dhe të përmbushin të gjitha rregulloret dhe standartet në fuqi.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Projektuesit, Zbatuesit të Punimeve dhe Zhvilluesit të projektit, tashmë i detyrueshëm

Qeveria shqiptare, me VKM nr.873 datë 21.12.2022, e ka bërë të detyrueshëm këtë sigurim për çdo projekt ndërtimor në territorin e Republikës së Shqipërisë.

PSE PROJEKTET TUAJA I DUHEN BESUAR SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA?

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipërisë, është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, ndërsa bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si: “UNIQA RE”, “Swiss Re” dhe “Munich Re”, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë kadastrale të Shqipërisë.

Prandaj, para se të aplikoni për leje ndërtimi ndaloni më parë në një prej zyrave të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në të gjithë Shqipërisë për të marrë Sigurimin e Përgjegjësisë së Projektuesit me tarifën dhe konsulencën më të mirë në treg!

KONTAKTE:

E-mail: [email protected] ; [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

LEXO EDHE: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare/ SIGAL UNIQA ruan pozicionin e liderit në treg

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat