-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTarga të personalizuara brenda muajit shkurt, rregullat dhe kushtet

Targa të personalizuara brenda muajit shkurt, rregullat dhe kushtet

Drejtori i Përgjitshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Bledi Gonxhja, ka bërë me dije se duke nisur nga ky muaj, shkurt, fillon shërbimi RISI i targave të personalizuara.

Ai thotë se do të ndalohen fjalë apo kuptime të caktuara nga pikëpamja etike, ndërkohë do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve.

Gonxhja shtoi se targa e personalizuar mund të mbartet nga drejtuesi i mjetit edhe në makinën e re të cilën mund ta blejë, duke paguar një tarifë përkatëse të transferimit.

Brenda Shkurtit 2023 nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës!

Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere)!

Bëhuni gati! Fantazoni bukur kombinimin tuaj të karaktereve të targës!
Risia nuk mbaron me kaq, ky shërbim i ri shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit!

Informacione më të detajuara mbi të drejta e detyrime, rregulla e kushte të këtij shërbimi të ri, konfigurator e përllogaritës tarifash, do të dalin online në: www.dpshtrr.al

Të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e atyre shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe tarifat, për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor, për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit!”, shkruan Gonxhja në Facebook.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat