Duke nisur nga data 1 tetor, në Uzbekistan hyn në fuqi sistemi i detyrueshëm sigurimeve shëndetësore.
Fillimisht, ai do të aplikohet në kryeqytetin Tashkent dhe rajonin Syrdarya, nga 1 janari 2025 – në Karakalpakstan ndërsa në rajone të tjera në fund të vitit 2026, transmeton Gazeta.uz.
“Fondet e krijuara nga taksat e popullatës do të pranohen si prime sigurimi. Ato do t’i ndahen Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të financojë shërbimet e ofruara mjekësore dhe ofrimin e barnave për popullatën në kuadër të kujdesit mjekësor”, shpjegoi Eldor Odilov, drejtor i Qendrës së Projektit Shëndetësor.
Planet për futjen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vend dhe zhvillimin e një ligji përkatës u përmendën në dekretin presidencial për zhvillimin e sektorit privat në shëndetësi në prill 2017. Dekreti i një viti më pas parashikonte futjen graduale të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor nga 1 janari 2021.
Më 1 dhjetor 2020 u krijua Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore. Në dhjetor 2022, u vendos që sigurimet shtetërore shëndetësore të futeshin në Tashkent nga viti 2023, dhe më vonë në rajone të tjera. Në fillim të vitit 2023 filloi dixhitalizimi i institucioneve mjekësore.
Në dekretin presidencial të shtatorit 2023, fundi i vitit 2026 ishte caktuar si datë e përfundimit për implementimin e sigurimit shëndetësor.
LEXO EDHE: Sa kushton? Ku ti gjejmë paratë?/ Sigurimi Privat i Shëndetit, evitim i një stresi të madh financiar