Në takimin vjetorRVS në Monte Carlo, Zhan Zhak Henkoz, kryetar i BMS Group, theksoi se hendeku i mbrojtjes vazhdon të zgjerohet, pavarësisht përpjekjeve të industrisë së risigurimeve.
Me hendek nënkuptohet dallimi midis humbjeve totale që ndodhin nga një rrezik (p.sh. përmbytje, tërmet, stuhi, aksidente, sëmundje) dhe pjesës së atyre humbjeve që mbulohen nga sigurimi.
Ai tha se vetëm përmes inovacionit, teknologjisë dhe një kulture eksperimentimi mund të zgjerohet kufiri i sigurueshmërisë dhe të reduktohen humbjet e pasiguruara.
Henkozi përmendi tregun e kapitalit alternativ si një mundësi që po rritet ndjeshëm, sidomos tek rreziqet e katastrofave natyrore, por me potencial për t’u zgjeruar edhe tek fusha të reja si sigurimi kibernetik.
Ai vuri në dukje rritjen e zgjidhjeve parametrike, sigurimin në bazë përdorimi, sigurimin e krediteve të karbonit dhe mikro-sigurimet si mjete për të arritur segmente të pambuluara, sidomos në tregjet në zhvillim.
Zgjidhja parametrike është një formë sigurimi moderne ku pagesa nuk lidhet me koston reale të dëmit, por me shfaqjen e një treguesi të matshëm (parametër).
Sipas tij, këto janë hapa thelbësorë për të përdorur kapitalin dhe teknologjinë në funksion të një mbrojtjeje më të gjerë dhe efektive.