Në Monte Karlo, gjatë takimeve vjetore të industrisë së risigurimeve, Çarls Goldi nga MS Reinsurance tha se rinovimet e 1 janarit 2026 do të përngjajnë me situatën e këtij viti.
Goldi, për Reinsurance News, theksoi dy zhvillime kryesore:
- rënien e shpejtë të çmimeve për rreziqet e mëdha të katastrofave të pronës, të cilat po kthehen në një mall të thjeshtë për shkak të hyrjes e daljes së lehtë të kapitalit,
- si dhe mungesën e kompanive të reja në treg.
Goldi kujtoi se, ndryshe nga ciklet e kaluara, sot tregu nuk po sheh start-up-e të reja, ndërsa disa lojtarë ekzistues tregohen hezitues, gjë që e kufizon numrin e ofruesve të kapaciteteve.
Ai shpjegoi se ky proces i “komoditizimit” ka mbi 20 vite që zhvillohet dhe se instrumentet si cat bonds dhe strukturat e kolateralizuara e kanë bërë më të lehtë për investitorët të marrin rrezik pa bllokuar kapital për vite.
Megjithatë, mungesa e hyrjeve të reja lidhet me pasiguritë financiare të risigurimeve, të cilat nuk janë tërheqëse për investitorët e sotëm.
Goldi theksoi se, megjithatë, risigurimi mbetet një shtyllë e rëndësishme e ekosistemit të sigurimeve, por blerësit do të vazhdojnë të përballen me treg të shtrenjtë dhe me sfida në zgjedhjen e partnerëve të duhur, veçanërisht pas zhgënjimeve të vitit 2023.