Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kikuko Kato zhvilloi në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group Austria një takim kortezie me z.Avni Ponari, njëherazi Konsull Nderit i Japonisë në Vlorë dhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni.
Sipas asaj që shkruan në rrjetet sociale Ambasada e Japonisë, z.Ponari ka patur dhe vazhdon të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe jo vetëm mes dy vendeve.
Çfarë shkruan Ambasada e Japonisë në Shqipëri:
“Z. Ponari, ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike Japoni-Shqipëri fillimisht si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë para hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, dhe pas hapjes së Ambasadës si Konsull Nderi i Japonisë në Vlorë. Z. Ponari ka qënë gjithashtu President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni që nga themelimi i dhomës në vitin 2022.
Ambasadorja Kato falënderoi Z. Ponari për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënive Japoni-Shqipëri dhe shprehu dëshirën e saj për të vazhduar këtë bashkëpunim për zhvillimin të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve sidomos në aspektin ekonomik”.
KUSH ËSHTË AVNI PONARI?
Themelues dhe CEO i kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit.
Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve/bizneseve financiare.
Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni; Anëtar i disa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhe President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme nga kompanitë më të njohura të sigurimeve dhe risigurimeve në botë.
Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare:
- “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga qeveria japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë’.
- ‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë) me rastin e 20-vjetorit të SIGAL UNIQA Group Austria.
- “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore për vitin 2021/22”, nga “Finance Central Europe”:
- “20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga “Insight Success Media Tech”
- ‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;
- ‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oxfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;
- ‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’
- ‘Qytetar Nderi’ i Bajram Currit, Durrësit e Elbasanit, dhe “Personaliteti i Vitit” në disa gazeta.