11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTajfuni “Doksuri” përmbyt Pekinin, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë/ Një stuhi e...

Tajfuni “Doksuri” përmbyt Pekinin, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë/ Një stuhi e dytë i afrohet Kinës

Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Pekin pasi tajfuni “Doksuri”, një nga stuhitë më të forta në vite, solli shira të rrëmbyeshëm në të gjithë vendin duke iu marrë jetën 4 personave ndërsa sinoptikanët paralajmëruan se një tjetër stuhi ishte në rrugë e sipër.

Ashtu si pjesa më e madhe e botës, Kina është duke u tronditur nga ngjarjet ekstreme të motit këtë verë.
Valët e të nxehtit përvëluan vendin aziatik më herët se zakonisht, ndërsa tani ata po vuajnë përmbytjet.

 

Tajfuni i fuqishëm “Doksuri” përfshiu provincën bregdetare juglindore të Fujian në fund të javës së kaluar. Ai erdhi duke u dobësuar teksa “gdhendte” rrugën drejt veriut, por duke sjellë sasi të mëdha shiu në të paktën pesë provinca veriore kineze që nga e shtuna.

Më shumë se 31,000 njerëz u evakuuan nga kryeqyteti kinez që nga mbrëmja e së dielës, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
500,000 banorë të tjerë të Fujian u detyruan të evakuohen nga përmbytjet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke shtuar se dy vdekje ishin shënuar në Pekin nga e hëna.
Dy viktima të tjera u regjistruan në provincën verilindore Liaoning.
Reshjet në Pekin mund të thyejnë rekorde pasi parashikohet të bien reshje intensive shiu mbi pjesët jugperëndimore të kryeqytetit dhe provincën fqinje Hebei, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës.

 

Reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë deri të martën, duke rritur shqetësimet për përmbytje në nivele alarmante dhe rrëshqitjet e dheut.

Nëntë rrethe të Pekinit ishin nën një alarm të kuq për stuhi shiu, më i larti në mekanizmin paralajmërues të vendit, ndërsa sinjali i motit u ul në nivelin e dytë më të lartë në pjesë të tjera.

Të paktën 95 paralajmërime të tjera për motin janë lëshuar në të gjithë vendin.

“Doksuri” është tajfuni më i fuqishëm ndonjëherë në Kinë dhe stuhia më e fortë që ka goditur Fujianin që nga tajfuni “Saomi” në vitin 2006, sipas CNN Weather bazuar në informacionin paraprak.

Stuhia më e afërt dhe më e fuqishme që kaloi pranë Pekinit ishte “Rita” në vitin 1972.

Dhe situata nuk duket të normalizohet shpejt. Edhe pse “Doksuri” eventualisht do të zvogëlohet, autoritetet po përgatiten për ardhjen e “Khanun”, tajfuni i gjashtë që parashikohet të godasë Kinën këtë vit.

LEXO EDHE: Zjarre, përmbytje, stuhi…/ Një “korrik ekstrem” në të gjithë botën, sa të përgatitur jemi përballë këtyre fatkeqësive?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat