9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTABELA/ Pogramet më të lira dhe më të shtrenjta në ekranet shqiptare

TABELA/ Pogramet më të lira dhe më të shtrenjta në ekranet shqiptare

Çmimet e reklamave në televizionet shqiptare kanë mbetur pak a shumë të njëjta edhe në këtë sezon të ri, duke refletuar ndryshime të vogla të ndonjë prej tyre, ku me ulje e ku me rritje, si efekt edhe i perceptimit mbi suksesin që kanë pograme të ndryshme.

“Monitor”, përpunoi edhe në këtë vit çmimet për tre prej televizioneve kryesore kombëtare, për të pasur një panoramë më të qartë se cilat janë pogramet më të shtrenjta edhe ato më ekonomike për të reklamuar.

Në Top Channel, zakonisht në dy vitet e fundit, rekordin e ka mbajtur reklama në reality show-n Big Brother, por duke qënë se ky pogram emde nuk ka hyrë në pogramacion, nuk ka një çmim as për këtë vit.

Në krye vijon të mbetet “Portokalli”, ku reklama që transmetohet para fillimit të show-t të humorit kushton 4200 lekë/sekondë dhe gjatë ndërprerjeve, 7800 lekë/sekondë. Në raport me vitin e shkuar, duket se ka një rishikim në ulje të tarifeve për këtë pogram.

Pas “Portokalli”, dy-tre pogramet e tjera më të paguara në aspektin e reklamave janë “Me shqiptarët”, që sapo ka nisur, “Piramida” e cila pritet të nisë dhe “Top Story” , që kushtojnë 4200 lekë/sekondë nëse reklama transmetohet para fillimit dhe 6000 lekë/ sekondë nëse ajo transmetohet gjatë ndërprerjeve. Logjikisht programet që transmetohen në prime-time kanë çmime më të kripura, teksa më të lirat janë reklamat në emisionet e mëngjesit apo paradites.

Në televizionin Klan në krye vijon të mbetet “Opinion”, i së enjtes me çmim prej 3400 lekë/ sekondë para nisjes së transmetimit 6750 lekë/sekondë gjatë transmetimit. Në ditët e tjera, e hënë- e mërkure, për të njëjtin emison reklama kushton 2000 lekë/ sekondë, para nisjes së transmetimit dhe 5400 lekë/sekondë, për ndërprerjet gjatë pogramit.

Më pas vjen “ E diela shqiptare”, që nis para tramsmetimit me 1400 lekë/sekondë dhe më pas gjatë ndërprerjeve deri në orën 15:20 kushton 4700 lekë/sekondë. Çdo ndërpreje në pjesën e dytë ka çmim edhe më të shtrenjtë prej 5400 lekë/sekondë.

Emisiono “Stop” dhe serialet janë të tretët në rënditje për tarifat më të larta në totalin e pogrameve të TV Klan. Çdo reklamë para fillimit kushton 2700 lekë/sekondë dhe gjatë transmetimit 4400 lekë/ sekondë.

“X Factor” një talent shpw që nis në Klan, ka të përcaktuar vetëm çmimin para fillimit të tij 3400 lekë/sekondë, por ende nuk ka një çmim për ato reklama që transmetohen gjatë ndërprerjeve.

Në tarifat zyrtare të Vizion Plus, në krye duket se qëndron një talent show që pritet të nisë në nëntor. Bëhet fjalë për “ Albania’a got talent”, ku tarifa është 9000 lekë/sekondë. Më pas dy show humori.

I pari një prodhim i ri “Papari Najt” (Agron Llakaj), që nis më 12 nëntor dhe i dyti “Armiku i Popullit & Albani Bogdo”, që kanë një tarifë prej 3000 lekë/sekondë para nisjes së transmetimit dhe 6600 lekë për transmetimet gjatë ndërprerjeve.

Edhe në këtë rast, pogramet me tarifa më të lira i përkasin mëngjesit prej 600 lekë/sekonda.

 

Tv Klan, më i madhi nga të ardhurat

“Tv Klan” ka vijuar të jetë televizioni më i madh në vend edhe ne 2023 nga transmetuesit pa pagesë.
Te ardhurat arritën në gati 2.5 miliardë lekë, me një zgjerim prej 19%.

 

Albert Dumani Drejtor i Pogramacionit dhe blerjeve në Tv Klan pohon se televizioni është gjithmonë nën “presionin” e investimeve për përshtatje me të gjithë gjeneratat në kuptimin e prodhimeve që ofron, blerjeve por edhe qasjes dixhitale pra aksesi sa më i thjeshtë përmes aplikacioneve.

“Të paktën 75% e grilës pogramore ditore është prodhimi i Tv Klan dhe 25% zënë vend pogramet e blera. Kostot e prodhimit janë shtuar për të ofruar për më shumë cilësi ndërsa të ardhurat faktkeqsisht janë më të pakta” shprehet ai.

 

Top channel” është i dyti më i madh në vend. Të ardhurat e televizionit ishin 1.75 miliardë lekë në 2023, me një zgjerim prej gati me 22% me bazë vjetore.

Sipas raportit të aktivitetit, bazuar në plan biznesin e tij, synohet që në 2 vitet e ardhshme të shtohen kapacitetet teknike në prodhim, shtrirje sinjali etj.

Investimet e deritanishme në infrastruktura transmetuese, pajisje transmetuese, MwLinks, sisteme antenash, switches, routing, FO etj i kalojnë 2.5 ml Euro. I njëjti buxhet i fragmentuar në dy vite parashikohet të investohet për teknologjitë e përparuara në të ardhmen.

Media Vizion” (Vizion Plus), raportoi të ardhura prej 544 milionë lekësh, me rritje 25% me bazë vjetore. /Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat