19.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSylvinho le edhe Brojën jashtë/ Formacionet zyrtare Shqipëri-Kroaci

Sylvinho le edhe Brojën jashtë/ Formacionet zyrtare Shqipëri-Kroaci

Momenti i së vërtetës. Shqipëria përballet me Kroacinë në ndeshjen e dytë në grup, në një sfidë ku të dyja skuadrat, të mundura në ndeshjet e para, luajnë gjithçka për gjithçka.

Për Shqipërinë është ndeshja e jetës. Pas humbjes me Italinë, shansi i vetëm për të shpresuar në një kualifikim në 1/8, qoftë edhe si vend i tretë, është pikërisht një rezultat pozitiv përballë Kroacisë skuadrës më të fortë të Ballkanit.

Do të duhet një mrekulli, por në futboll, edhe pse rrallë ato ndodhin, dhe një popull i tërë shpreson që mrekullia të ndodhë në “Volksparkstadion”, aty ku stadiumi pritet të dominohet sërish nga ngjyratt kuqezi.

FORMACIONET ZYRTARE

Kroacia: Livakovic, Spanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.

Shqipëria (4-3-3): Starkosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat