18.5 C
Tirana
Friday, May 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSwiss Re identifikon 9 sfidat afatmesme të industrisë siguruese

Swiss Re identifikon 9 sfidat afatmesme të industrisë siguruese

Raporti i fundit i Swiss Re, “Ndryshimi i drejtimit në një peizazh në ndryshim,” ndalet hollësisht në ndryshimet dhe sfidat e tregut të sigurimeve dhe risigurimeve të automjeteve.

Këto sfida i takojnë kohështrirjes afatmesme.

Risiguruesi gjigant gjykon se tregu global i sigurimeve të automjeteve është dinamik dhe po evoluon me shpejtësi.

Sipas tyre, hyrja e tarifave të reja do të ketë një ndikim të ndjeshëm duke rritur kostot e riparimeve dhe duke vënë nën presion zinxhirët e furnizimit, çka do të çojë në rritjen e kostove të kërkesave.

Për sa i përket të ardhmes, transformimi i vazhdueshëm teknologjik do të shtojë pa dyshim kompleksitetin, ndërkohë që do të ofrojë mundësi të pazakonta për novacion në sigurimin e automjeteve.

Automjetet e së ardhmes do të jenë më të lidhura, autonome, të ndara dhe elektrike, dhe sigurimi duhet të përshtatet me këtë realitet të ri.

Sigurimi i automjeteve përbën rreth 40% të tregut global të P&C (property and casuality) prej 2.2 trilion dollarësh, duke e bërë atë një biznes strategjik për industrinë e sigurimeve.

Në vitin 2024, pothuajse 90 milionë automjete të lehta u shitën globalisht. Të gjitha të mbuluara nga politikat e sigurimit të detyrueshëm.

Këto politika mbulojnë përgjegjësinë ndaj të tretëve për dëmtimin e pronës dhe lëndimet trupore, si dhe dëmtimet e automjetit nga aksidentet dhe katastrofat natyrore.

Në raportin e saj Swiss Re identifikoi 9 pika kyçe që ndikojnë në sigurimin e automjeteve dhe që kërkojnë vëmendje më të madhe nga siguruesit dhe risiguruesit:

  • Ndikimi i COVID-19 dhe inflacioni
  • Reduktimi i frekuencës së aksidenteve
  • Rritja e ashpërsisë së aksidenteve
  • Marrja parasysh e katastrofave natyrore
  • Rritja e kostove
  • Tarifat

  • Ndryshimet rregullatore dhe ligjore
  • E ardhmja e mobilitetit

  • Demografia, inflacioni social
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat