11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSulmi nga hakerat/ INSTAT u mashtrua nga një e-mail

Sulmi nga hakerat/ INSTAT u mashtrua nga një e-mail

Sulmi nga hakerat iranianë ndaj INSTAT disa ditë më parë erdhi si pasojë e një e-maili “grep” dhe më pas u përhap në të gjithë sistemin.

Kështu ka thënë kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri, Igli Tafa, gjatë një interviste për emisionin Opinion në Tv Klan.

Ai ka shpjeguar se e-maili phishing, siç quhet në gjuhën teknike ose një email mashtrues, i ka shkuar një përdoruesi i cili e ka hapur këtë e-mail që më pas ka rezultuar të jetë një sulm kibernetik.

Igli Tafa: Te INSTAT ka ndodhur sulmi si pasojë e një e-mail phishing, phishing quhet një e-mail i cili provokon një përdorues. Porta hyrëse ka qenë mail serveri, ka qenë një exchange mail serveri në version jo i ri, dhe si pasojë e kësaj…

Pra përmes një e-maili ka ndodhur?

Igli Tafa: Përmes një e-maili, pastaj është marrë ka kapur administratorin domaini dhe pastaj që aty ka kapur gjithë sistemin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat