Përballë një vale në rritje të sulmeve kibernetike, kompanitë gjigante të sigurimeve si “Munich Re” dhe “Chubb” po përfitojnë nga një treg, që po zgjerohet me ritme të shpejta.
Parashikimet tregojnë se tregu global i sigurimeve kibernetike do të arrijë në 16.3 miliardë dollarë në vitin 2025.
Ky treg do të dyfishohet deri në vitin 2030.
Humbjet nga krimet kibernetike në vitin 2024 kapin vlerën e 9.5 trilionë dollarëve.
Sigurimet, përballë një realiteti të këtillë, po bëhen një domosdoshmëri për bizneset që kërkojnë të mbrojnë veten nga pasojat financiare.
Sulmi ndaj gjigantit britanik Marks & Spencer është shembulli më ilustrues.
Sulmi i kushtoi kompanisë rreth 405 milionë dollarë në humbje operative.
Kjo ngjarje e profilit të lartë ka nxitur rritje të menjëhershme të kërkesës për sigurime.
Kompani si “Beazley” e lexojnë këtë si një pikë kthese në treg.
Përveç produkteve tradicionale, po zhvillohen edhe politika të reja që mbrojnë nga pasojat e drejtpërdrejta të sulmeve dhe ndihmojnë bizneset të përmirësojnë infrastrukturën e tyre digjitale.
Interesi për sigurime nga humbjet në kibernetikë është në rritje, megjithatë ende një boshllëk i madh mes ndërgjegjësimit për rrezikun dhe investimit në sigurime.
Më pak se gjysma e kompanive në FTSE 100 kanë një politikë kibernetike, dhe kjo përqindje është edhe më e ulët te bizneset e vogla.
Rritja e frekuencës së sulmeve kibernetike dhe pesha e tyre financiare po çojnë drejt një “pike kthese” në industri.
Sigurimi kibernetik, sipas të gjithë ekspertëve, mund të kthehet në një standard të ri për menaxhimin e rrezikut.