Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në periferi të Torontos në Kanada. mes atyre që kanë ndërruar jetë mësohet të jetë edhe autori i ngjarjes, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë.
Shefi i policisë rajonale të York-ut Jim MacSween, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 me orën lokale. Oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna në Vaughan.
Macsëeen tha se një person i shtatë u plagos rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital.
Njësia e Hetimeve Speciale e cila heton veprimet e oficerëve në incidente që kanë rezultuar me vdekje, ose lëndim të rëndë, do të qartësojë rrethanat në të cilat oficeri ka qëlluar mbi të dyshuarin.
Policja Laura Nicolle i tha CNN se telefonata që ajo mori mbi ngjarjen, ishte më e tmerrshmja në gjithë karrierën e saj. 6 te vdekurit në Toronto.