Kalifornia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u përballur me një rënie të fortë të temperaturave dhe stuhi erërash.
Si rezultat i situatws është vendosur dhe mbyllja e disa autostradave për të shmangur aksidentet e mundshme ndërsa, më shumë se 120,00 njerëz – shumë prej tyre në zonën e Los Anxhelosit janë pa energji elektrike pa.
Deri mesditën e së dielës nuk është raportuar për viktima, por për shkak të stuhisë së rrallë janë rrëzuar pemë por dhe linja të energjisë elektrike.
Masa shtesë janë marrë edhe në aeroporte duke ndaluar fluturime teksa është raportuar për reshje të dendura të shiut.
Metereologët shprehen besimplotë se situata më e rëndë ka kaluar teksa moti I keq do të zhvendoset në rajonin verior kryesisht në zonat e larta, ndaj dhe është shtuar se qarkullimi do të rinisë normalisht të mërkurën.
Edhe në Oregon në kufi të Kalifornisë u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të ereravë, dëborës dhe reshjeve të shiut.
Në Los Anxhelos, ku banorët janë mësuar me rrezet e diellit dhe plazhet, stuhia solli një tjetër panoramë.
Veshja me të bardha në memorialin Hollivud ka krijuar një pamje të rrallë e po ashtu edhe spektakël.
Dhe San Francisko rënia e remperaturave është më e ulëta e regjistruar në 130 vitet e fundit.