3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia godet sërish Kroacinë dhe Bosnjen, paralajmërime edhe në Serbi

Stuhia godet sërish Kroacinë dhe Bosnjen, paralajmërime edhe në Serbi

Një stuhi e fuqishme e ka goditur të premten pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës, përkatësisht Banja Llukën, Shamacin dhe Oxhakun. Në Banja Llukë është raportuar se erërat kanë shkulur edhe drunjtë.

Për stuhi është raportuar të premten edhe në disa zona të Krociasë, në Istri e më pas edhe në Zagreb.

Erërat kanë shkaktuar dëme edhe atje dhe një person është raportuar të jetë plagosur në Novigrad.

Në Kvarner dhe Istri është raportuar për shumë dëme të shkaktuara nga erërat përfshirë, pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara, ndërprerje të energjisë dhe rritje të sasisë së ujit nëpër rrugë.

Autoritetet kanë thënë se kanë pranuar mbi 300 thirrje nga qytetarët për dëmet që u janë shkaktuar vetëm të premten.

Paralajmërime edhe në Serbi

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë, e ka lëshuar të premten një paralajmërim urgjent për motin në orët në vijim.

Sipas tij, një stuhi e fuqishme është duke u bartur nga rajoni i Osijekut, përmes Savës, për në Serbi.

Vetëm dy ditë më parë, në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni, kanë vdekur gjashtë persona, si pasojë e një stuhie që, sipas autoriteteve, nuk është regjistruar me dekada.

Qindra persona të tjerë janë plagosur dhe dëmet është thënë se janë të konsiderueshme.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat