“Cikloni është ndër më të fortët që ka goditur Europën”, thonë meteorologët.
Stuhia Ciaran, që prej dy ditësh ka përmbytur qytete në Francë dhe Itali, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Meorologët kanë ngritur shqetësimin se po thyen rekorde pasi po zgjat dhe ka reshje shiu intensive dhe thonë se kjo paralajmëron mot më të ashpër në të ardhmen.
Stuhia Ciaran është një ciklon ekstra-tropikal (me fjalë të tjera, një stuhi rrotulluese që formohet jashtë tropikëve) dhe e pazakontë midis stuhive të Atlantikut të Veriut, të cilat rrallë prodhojnë shi të dendur dhe erëra të forta në zona të mëdha.
Ekspertët thonë se duke pasur parasysh se ky ciklon ka mbërritur më herët në sezonin e stuhive, pemët janë ende me gjethe dhe toka është ndikuar nga lagështira e kohëve të fundit, prandaj pritet që kjo stuhi të rrezikojë më shumë vendet.
Për tu njohur me motin në kohë reale, klikoni KËTU.
Duke qenë se sasia e shiut që bie në një kohë shumë të shkurtër është në një nivel gati rekord, meteorologët e kanë quajtur një ciklon bombë.
Kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, nuk është thjesht më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kompania e themeluar në vitin 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” është edhe një ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore.
Sipas “Top SEE 100 Insurers”, publikuar nga “See News”, SIGAL UNIQA, e cila gjatë vitit 2021 rënditej në vendin e 51, është rritur me 3 pozicione për vitin 2022 duke hyrë në Top 50 (vendi 48).