Stuhia “Ciaran” që ka lënë deri më tani 12 të vdekur në Evropë pritet të godasë edhe Shqipërinë.
Reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe do të përfshijnë vendin tonë duke filluar nga mesdita e së premtes e deri paraditen e së shtunës, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi.
Ndërkohë, problematike do të jetë edhe era e fortë e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar.
Mbrojtja Civile thirrje bashkive: Mobilizoni gjithë strukturat kundër përmbytjeve. Si do jetë moti deri të martën
Sipas AKMC, parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave tregon se do të ketë reshjet me intesitet të lartë gjatë tre ditëve të ardhshme.
Ditën e Premte (Dt.03 Nëntor 2023) ka reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa në qarqet e tjerë ka reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Ditën e Shtunë (Dt.04 Nëntor 2023) priten reshje intensive në qarqet Korçë,Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Intesiteti i reshjeve pritet të jetë më i lartë në pjesën e pare të ditës.
Ditën e Diel (Dt.05 Nëntor 2023) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shtrëngata.
Ditën e Hënë (Dt. 06 Nëntor 2023) pritet një pakësim i reshjeve, ato priten të jenë të dobëta në të gjitha qarqet.
Ditën e Martë (Dt. 07 Nëntor 2023) priten reshjeve të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës reshjet pritet të arrijnë lokalisht deri mesatare.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit