19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhi dhe rrebeshe shiu drejt Shqipërisë/ Cili është qarku më i rrezikuar

Stuhi dhe rrebeshe shiu drejt Shqipërisë/ Cili është qarku më i rrezikuar

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimi të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu në të gjithë territorin me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore si dhe zonën e verilindjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Sipas hartës së stacioneve meteorologjike, Vlora është qarku më i rrezikuar, raporton Vizion+.

Në mesditë në qytetin e Vlorës priten 20 rrufe për km katrorë. Si pasojë, Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkimit, deri në një moment të dytë.

Veç Vlorës, dy qytete të tjera që do të preken më shumë nga moti i keq janë Fieri dhe Tirana.

Por, gjithashtu nga përkeqësimimi i motit preket i gjithë rajoni i Ballkanit.

 

Ekspertët e motit janë shprehur se mund të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar.

 

Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, erë dhe rrufe.

 

Për shkak të motit të keq, Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave, të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia fqinje.

 

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat